Deputeti në Francë kapet duke blerë drogë në rrugë

Një ligjvënës i së majtës radikale në Francë është kapur nga policia teksa blinte drogë sintetike nga një spaçator i mitur në rrugë.
Bëhet fjalë për deputetin e partisë La France Insoumise (LFI), 34-vjeçarin Andy Kerbrat, i cili u kap nga policia më 17 tetor, me 1.35 gram 3-Methylmethcathinone, thanë prokurorët për Agence France-Presse (AFP).
3-MMC është një drogë që synon të imitojë efektet e kokainës dhe blihet me gjysmën e çmimit të kokainës së vërtetë. Popullariteti i 3-MMC po rritet me shpejtësi në Francë.
Spaçatori adoleshent kishte me vete edhe një gram drogë sintetike, si dhe 200 euro. Kerbrat, i cili është i lirë, po hetohet për përdorim të paligjshëm narkotikësh.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ai tha se do të kërkonte kujdes mjekësor për varësinë e tij.
Udhëheqësja parlamentare e LFI, Mathilde Panot, tha se “varësia është një çështje shëndetësore”, duke shtuar se shpresonte që Kerbrat të mund të kthehej shpejt në punimet e Asamblesë Kombëtare.
-
Milan-Club Brugge, Pulisic shënon direkt nga goditja e këndit
22 Tetor, 19:42 -
KPA rikonfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Suela Salavaçi
22 Tetor, 19:39
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


