Donald Trump: SHBA po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për programin bërthamor!

7 Prill 2025, 22:48 / BOTA ALFA PRESS

Donald Trump: SHBA po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Iranin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta me Iranin për programin bërthamor. Trump tha se dy vendet do të mbajnë një takim madhështor këtë të shtunë për programin bërthamor.

Kujtojmë se të dy vendet kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike që nga viti 1979.

Presidenti amerikan zhvilloi sot bisedime në Shtëpinë e Bardhë të me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku u diskutuan edhe çështja e Iranit, Rripit të Gazës, Turqisë, pranisë së Sirisë, si dhe tarifat.

Ne kemi bisedime të drejtpërdrejta me Iranin – ato kanë filluar dhe do të vazhdojnë të shtunën. Do të demi një takim madhështor, do të shohim se çfarë mund të bëhet. Mendoj se të gjithë janë dakord se një marrëveshje do të ishte e preferueshme,” u tha Trump gazetarëve, duke shtuar se alternativa e një lufte, “nuk është diçka me të cilën ai do të përfshihet”.

“Ndoshta do të arrihet një marrëveshje, kjo do të ishte vërtet e mrekullueshme”, tha Trump.

Gjatë mandatit të tij të parë në vitet 2017-2021, Trump  tërhoqi SHBA-në nga një marrëveshje e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, e cila vendoste kufizime të rrepta mbi aktivitetet bërthamore të diskutueshme të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Trump gjithashtu rivendosi sanksione të gjera amerikane.

Që nga ajo kohë, Irani ka tejkaluar ndjeshëm kufizimet e asaj marrëveshjeje për pasurimin e uraniumit.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se ka një agjendë të fshehtë për të zhvilluar aftësi për armë bërthamore duke pasuruar uraniumin në një nivel të lartë pastërtie të ndashme, më shumë sesa ajo që konsiderohet e justifikueshme për një program civil të energjisë atomike.

Teherani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht për qëllime energjetike civile.

 

Po ndodh...