E reja dyshohet se u vra nga vëllai i saj pas një debati mes tyre, Musella rezulton pjesë e një grupi kriminal

4 Shkurt 2026, 09:23 / BOTA ALFA PRESS

E reja dyshohet se u vra nga vëllai i saj pas një debati mes tyre,


Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares në Itali, ku mësohet se vëllai i saj Giuseppe Musella, 28 vjeç, u dorëzua në Policinë e Shtetit dhe rrëfeu mbi ngjarjen.

Mediat italiane raportojnë se dyshohet se ai është autori i ngjarjes së rëndë.

Për rrjedhojë Prokuroria e Napolit urdhëroi burgosjen e tij pasi ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje, në hetimin e koordinuar nga prokurori publik Ciro Capasso.

Ditën e djeshme u raportua se Ilenia Musella, 22 vjeçe, mbërriti pa shenja jete në Spitalin Villa Betania, pasi kishte marrë një plagë me thikë në shpinë. Por fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra, ajo nuk arriti të mbijetonte.

Nga pamjet e siguruara thuhet se vajza u la përpara spitalit nga një makinë e cila u zhdfuk menjëherë. Kontrollet janë në vazhdim për të gjetur automjetin, edhe me anë të kamerave.

Pas vrasjes,së Ilenias, vëllai i saj humbi gjurmët. Policia vijoi me kërkimet për gjetjen e tij dhe pak më vonë ai u vu në pranga.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë thuhet se pista kryesore e cila po hetohet është një grindje familjare. Hetuesit po rindërtojnë në detaje marrëdhënien midis dy vëllezërve dhe atë që ndodhi para sulmit.

Nga hetimet e deitanishme, dy të rinjtë jetonin në të njëjtin apartament në zonën e parkut Conocal të Ponticelli-t . Nëna dhe njerku raportohet se janë ndaluar dhe hetimet paraqesin një konflikt midis vëllait dhe motrës.

Ndërsa thuhet se Giuseppe ishte i njohur si një person i lidhur me grupin kriminal të Casella-Circone, që kontrollon aktivitete të ndryshme të paligjshme në lagjen e Ponticelli, ku motër e vëlla jetonin.

Po ndodh...