Europa rreshtohet krah Danimarkës: Groenlanda i përket popullit të saj

6 Janar 2026, 17:08 / BOTA ALFA PRESS

Europa rreshtohet krah Danimarkës: Groenlanda i përket popullit

Europa ka reaguar me një qëndrim të përbashkët ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump mbi Groenlandën, duke theksuar se ishulli arktik i përket popullit të tij dhe se çdo vendimmarrje për të i takon vetëm Danimarkës dhe Groenlandës.

Në deklaratën e përbashkët, liderët e Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Britania e Madhe dhe Danimarka u shprehën se sovraniteti i Groenlandës nuk mund të vihet në diskutim.

“Vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen pas interesimit të ripërtërirë të Trump për marrjen nën kontroll të territorit autonom danez. Udhëheqësit evropianë theksuan se siguria në Arktik duhet të garantohet në mënyrë kolektive, përmes bashkëpunimit me aleatët e NATO, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

“NATO e ka bërë të qartë se rajoni i Arktikut është një prioritet dhe aleatët evropianë po rrisin angazhimin e tyre”, nënvizohet më tej.

Ndërkohë, në një prononcim për The Atlantic, Trump deklaroi se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për arsye mbrojtëse, deklaratë që ka nxitur reagime të forta dhe mbështetje të qartë të Evropës për Danimarkën.

Po ndodh...