Fëmija 2 vjeç largohet nga kopështi, arrestohet edukatorja 26 vjeçare

27 Gusht 2024, 12:33 / BOTA ALFA PRESS

Fëmija 2 vjeç largohet nga kopështi, arrestohet edukatorja 26

Policia e Selanikut ka arrestuar ditën e djeshme një edukatoreje 26-vjeçare, e cila nuk e ka kuptuar që një vajzë 2 vjeç e gjysmë është larguar e vetme nga kopshti.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e komunës Pylaia-Hortiati dhe ndaj saj është ngritur një çështje për ekspozim të një të mituri.

26-vjeçarja, e cila më herët e kishte marrë të miturën dhe e kishte çuar në një dhomë me lodra, nuk e kuptoi që vajza e vogël ishte larguar nga ndërtesa. Më vonë, ajo u pa duke ecur në një rrugë të asfaltuar jashtë çerdhes.

E mitura i është dorëzuar nënës së saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. E arrestuara pritet të dërgohet në prokurori.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128