Forcat izraelite sulme të tjera nga ajri në jug të Rripit të Gazës
26 Dhjetor 2025, 09:02 / BOTA

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan në mbrëmje se kanë “eliminuar dy terroristë” që kishin kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe ishin afruar pranë ushtarëve të Brigadës 7, të cilët po vepronin në jug të Rripit të Gazës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Sipas njoftimeve zyrtare, disa orë më herët, ushtria izraelite kishte raportuar gjithashtu vrasjen e një tjetër personi të cilësuar si “terrorist palestinez” në veri të Rripit të Gazës, i cili po ashtu kishte kaluar Vijën e Verdhë.
Ngjarjet u raportuan nga mediat izraelite, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat apo identitetin e personave të vrarë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
