Futbollisti që u bë personaliteti më i fuqishëm në Turqi/ Jeta e Erdogan, karriera dhe grushti i shtetit nga Gylenistët

Rexhep Taip Erdoan lindi më 26 shkurt 1954, është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Turqisë. Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998.
Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv "Kasımpaşa", në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt. Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.
Abdullah Gjyl u bë kryeministër dhe shërbeu derisa qeveria e tij anuloi burgimin politik të Erdoanit, duke e lejuar atë që të kandidojë për deputet në parlament në zgjedhje të përkohshme dhe ta marrë përsipër detyrën e kryeministrit më 14 mars 2003.
Jeta e hershme
Erdoani e kaloi fëmijërinë e hershme në Rize, ku babai i tij ishte kapiten në Rojet Bregdetare Turke.
Pushimet verore i kaloi më së shumti në Güneysu të Rizes, ku e ka prejardhjen familja e tij. Gjatë gjithë jetës së tij ai shpesh kthehej në këtë shtëpi shpirtërore dhe në vitin 2015 hapi një xhami të madhe në një majë mali afër këtij fshati.
Familja u kthye në Stamboll kur Erdoğan ishte 13 vjeç.
Kur ishte adoleshent, babai i Erdoanit i dha atij një pagesë javore prej 2.5 lira turke, më pak se një dollar. Me të, Erdoani bleu kartolina dhe i shiste në rrugë. Ai u shiste shishe me ujë shoferëve të bllokuar në trafik. Erdoani punoi gjithashtu si shitës ambulant duke shitur simit (bukë e rrumbullakë me susam), veshur me një fustan të bardhë dhe shitur simitin nga një karrocë e kuqe me tre rrota me rrotullat e vendosura pas xhamit.
Në rininë e tij, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionist në një klub lokal.

Fenerbahçe donte që ai të transferohej në klub, por babai i tij e pengoi.
Stadiumi i klubit lokal të futbollit në rrethin ku ai u rrit, Kasımpaşa S.K. është emëruar pas tij

Edukimi
Shkollën fillore ka kryer ne Kasëmpasha të Stambollit, ndërsa shkollën e mesme ne Imam Hatip.
Në vitin 1973 e kreu shkollën e mesme. U diplomua nga Universiteti i Marmarasë në vitin 1981.
Nisja e karrierës politike
Pas Grushtetit më 12 shtator 1981, Erdoani u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdoani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në keto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeversijes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për azgjësimin e kontrabandave në Stamboll.
Pasi që Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet'it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë.
Atë të "Tradicionalistëve" dhe "Reformistëve". Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdoan vazhdoi rrugën duke krijuar Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (turq: Adalet ve Kalkinma Partisi - AKP) në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.
Në Zgjedhjet e Përgjithshme të mbajtura më 3 nëntor 2002, partia e Erdoanit grumbulloi 34.29% të votave totale, dhe u bë partia fitimtare. Mbasi që nuk kishte të drejtë të zgjedhej si Kryeministër, këtë detyrë e plotësoi Abdullah Gyl. Pas zgjedhjeve në qytetin Siirt, kandidatët e tjerë u larguan nga kandidatura, dhe Erdoani fitoi 85% të votave në Siirt, dhe e mori Qeverinë e AKP'së nga Abdullah Gyl dhe u zgjodh Kryeministër.
Marrëdhëniet diplomatike
Me të ardhur në pushtet, Erdoan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.
Marëdhëniet me Izraelin
Marëdhëniet e Qeverisë së Erdoanit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davos'it të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoanit tha "Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa".
Me të kryer fjalimin Shimon Peres, moderatori i Panelit kërkoi të mbaronte Panelin, por Erdoani me fjalën e tij me theks të zbehur "One Minute" nuk e lejoi të përfundonte Panelin. Erdoani duke u drejtuar Peres'it tha "Zotëri Peres zëri juaj tingëllon i rreptë, tingëllimi i rreptë i zërit tuaj është pasojë e psikologjisë fajtore".
Në vazhdim Erdoani i thotë Peres'it "Kur të vijmë tek mbytjet, ju dini mjaft mirë si të mbytet. Njerëzit që keni mbytur nëpër Plazhe shumë mirë e dimë".[20] Me pengesat e moderatorit në Panelin e Davos'it, Erdoani thotë "Peres'i foli 25 minuta, e unë 12", dhe ngrihet nga vendi,dhe largohet nga salla pa e pritur fare fundin e Panelit. Mbas këtij gjesti, Erdoani është bërë hero nëpër shtetet Arabe, dhe është bërë Idol i rezistencës Palestineze.
Më 25 Maj 2010, një grup aktivistësh u nisën nga Turqia për të thyer Bllokadën Detare Izraelite kundër Gazës. Anija ishte një anije humanitare me emrin Mavi Marmara, dhe në datën 31 Maj 2010, ushtritë Izarelite në ujërat ndërkombëtare ndërhyn në anijen humanitare, ku me përdorimin e forcës ushtarake kanë vdekur 10 persona, ngjarje kjo që ishte afër marrjes fund të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Turqi. Pas kësaj ngjarjeje Erdoani në një fjalim të mbajtur në këshillin e Partisë të tij, thotë "Derisa Partneriteti i Turqisë është shumë i vlefshëm, po ashtu edhe armiqësia e Turqisë do të jetë e rreptë"
Grushti i shtetit 2016
Një përpjekje për grusht shtet në Turqi, ndodhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejn një pjesë rebele e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Grushti thuhet se ka dështuar.
Reagimet ndaj grusht shtetit ishin shumë të pafavorshme, si nga brenda dhe jashtë vendit. Partitë kryesore opozitare në Turqi, për shembull, i dënuan përpjekje për grusht shtet.
Udhëheqësit ndërkombëtarë —si ato të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara— bënë thirrje që të respektohen institucionet në Turqi dhe zyrtarët e zgjedhur të këtyre institucioneve.
Kryeministri Jëlldërëm deklaroi në media më 16 korrik 2016 se situata tani është "plotësisht nën kontroll", dhe e quajti përpjekjen për grusht shtet si "një njollë e zezë në demokracinë turke". Arrestime masive pasuan pas përpjekjes për grusht shtet, ku 2,839 ushtarët u arrestuan nga qeveria.
Më 15 korrik 2016, siç është raportuar vetëm para orës 23:00 (11:00 PM) sipas kohës vendore (EEST), avionë ushtrakë fluturuan mbi Ankara, dhe dy urat në Stamboll: Ura e Fatih Sulltan Mehmetit dhe Ura e Bosforit, ishin të mbyllura nue drejtimin nga Anadolli për në Evropë.
Raporte të hershme deklaruan se presidenti Rexhep Tajip Erdoan ishte i sigurt në Marmaris, në jugperëndim të Turqisë, ku ai ishte me pushim, ndërsa disa raportet gjithashtu pohuan se ai kishte ikur nga vendi me një avion privat.
Tanqet hapën zjarr pranë Ndërtesës së Parlamentit të Turqisë.
Ndërtesa e parlamentit, gjithashtu, u godit edhe nga ajri. Lëndime janë raportuar në mesin e protestuesve në Urën e Bosforit, pasi ushtarët hapën zjarr në urë.
Një helikopter që i përkiste puçistëve është qëlluar nga avion ushtarak F-16 i Ushtrisë turke.
Gjithashtu ka pasur raporte ku thuhet se aeroplanë pro-qeveritarë po fluturonin mbi Ankara për të "neutralizuar" helikopterë të përdorur nga ata prapa grusht shtetit.
Në 3:10 EEST, Forcat e Armatosura të Turqisë pretenduan të kenë kontrollin e plotë mbi vendin përmes web-faqes së tyre.
17 oficerë policie janë vrarë nga një helikopter gjatë sulmit ndaj selisë së forcave speciale policore, pranë Ankarasë.
Reagimi i qeverisë së Erdogan
Zyra presidenciale turke deklaroi se Presidenti Erdoan ishte me pushime jashtë Turqisë dhe i sigurt, dhe e dënoi përpjekjet për grusht shtetin si një sulm ndaj demokracisë.
Një burim presidencial, po ashtu theksoi se Erdoan dhe qeveria e tij janë ende në pushtet.
Duke folur për një program lajmesh në televizion me anë të FaceTime, Erdoan i bëri thirrje popullit turk që të dalë në rrugë.
Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush u shfaq drejtpërsëdrejti në televizor, duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është ende në krye të qeverisë.
Kryetari i bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek i AKP-së, i inkurajoi njerëzit për të dalë jashtë nëpër rrugët e kryeqytetit, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga ushtria.
Reuters raportoi se në orët e hershme të 16 korrikut (sipas kohës lokale), grusht shteti duket ka dështuar, sepse turmat pro-qeveritare sfiduan ushtarakët puçistë të mbledhur në sheshet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë, për të kundërshtuar grusht shtetin.
Reuters raportoi gjithashtu ushtarakë puçistë iu dorëzuan policisë në sheshin Taksim të Stambollit.
Reuters raportoi gjithashtu se ushtarë pro-qeveritarë e morën kontrollin e Aeroporti Ndërkombëtar Atatürk menjëherë pas deklaratës së presidentit. /Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

