Gazetari i CNN-it: Në Teheran ka filluar të bjerë shi i zi (VIDEO)

Banorët në Teheran u zgjuan me re të dendura të zeza dhe shi të nxirë pasi sulmet izraelite goditën vendet e magazinimit të naftës në kryeqytetin iranian, sipas raportimit nga korrespondenti i CNN, Fred Pleitgen.
Teherani, një qytet me gati 10 milionë banorë, përjetoi reshje shiu që dukeshin të përziera me naftë pas sulmeve, transmeton Telegrafi.
"Mund ta shihni se shiu, uji i shiut, është në të vërtetë i zi - gjithashtu i ngopur, me sa duket, me naftë", raportoi Pleitgen nga Teherani.
"Pra, kjo është ajo që po bie këtë mëngjes, ky lloj shiu i mbushur me naftë që kemi tani në kryeqytetin iranian, pasi ndodhën sulmet", tha ai.
Ushtria izraelite tha se goditi vendet e shpërndarjes së karburantit në Teheran të shtunën në mbrëmje.
Sipas IDF, objektet shpërndajnë karburant "te konsumatorë të ndryshëm, përfshirë subjektet ushtarake në Iran".
"Ky është një sulm i rëndësishëm që përbën një hap shtesë në thellimin e dëmit në infrastrukturën ushtarake të regjimit terrorist iranian", tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Sulmet ishin pjesë e një vale të re sulmesh izraelite që synojnë burimet energjetike të Iranit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet nga zyrtari më i lartë i sigurisë së Iranit, duke thënë: “Nuk më intereson fare”, dhe sinjalizoi se sulmet ndaj Iranit do të intensifikohen këtë fundjavë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128