Gjykata liron nga akuza ish-kancelarin Kurz

26 Maj 2025, 15:13 / BOTA ALFA PRESS

Gjykata liron nga akuza ish-kancelarin Kurz

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, u lirua sot nga akuzat në lidhje me një skandal korrupsioni që rrëzoi qeverinë e tij gjashtë vjet më parë.

I ashtuquajturi ”Skandal i Ibizës” u përqendrua te Heinz-Christian Strache, ish-lider i partisë së ekstremit të djathtë ”Liria e Austrisë” (FPO), e cila ishte partnerja e vogël në qeverinë e Kurzit në atë kohë.

Në një regjistrim të fshehtë video të bërë në Ibiza në vitin 2019, Strache i premtoi mbesës së një oligarku të supozuar kontrata të ardhshme shtetërore në këmbim të mbështetjes.

Një gjykatë e mëparshme vendosi se Kurz kishte mashtruar një komision parlamentar në vitin 2020 duke minimizuar rolin e tij në vendimet e rëndësishme të personelit në kompaninë shtetërore holding ”Obag”, dhe i dha atij një dënim me tetë muaj burg me kusht.

Në vendimin e sotëm të Apelit, Gjykata e Lartë tha se përgjigjet e Kurz në atë kohë nuk duhet të konsiderohen të rreme. Gjykata tha se ai nuk dukej se kishte dhënë prova të plota dhe përfundimtare.

Avokati i Kurzit argumentoi se ish-kancelari u ndërpre ndërsa po i përgjigjej pyetjes thelbësore dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje të dëshmonte plotësisht.

Kurz shprehu lehtësim pas lirimit nga akuzat. ”Isha i ekspozuar ndaj një sasie të tepruar polemikash”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide