Grabitja e 1.5 mld dollarëve në kriptomonedha, “Bybit” bën bilancin e humbjeve

Kompania e kriptomonedhës Bybit tha se hakerët vodhën 1.5 miliardë dollarë monedhë dixhitale në atë që konsiderohet grabitja më e madhe në histori.
Themeluesi i firmës me bazë në Dubai u tha përdoruesve se fondet e tyre ishin "të sigurta" dhe se do të rimbursonte cilindo nga të prekurit.
hakerët vodhën nga portofoli i saj dixhital i monedhës Ethereum që është e dyta më e shtrenjtë pas Bitcoin.
Themeluesi i Bybit, Ben Zhou tha se fondet mund të mbuloheshin nga firma ose përmes një huaje nga partnerët. Bybit mban 20 miliardë dollarë në asete.
Bybit tha se hakerët kanë shfrytëzuar veçoritë e sigurisë dhe më pas i kanë transferuar paratë në një adresë të paidentifikuar.
Pas lajmit vlera e Ethereum ra me rreth 4% të premten, duke e lënë atë me vlerë 2,641,41 dollarë për monedhë por që nisi rritjen sërish këtë të shtunë.
Shkalla e vjedhjes do të tejkalonte një rekord të mëparshëm, i cili ishte një grabitje prej 620 milion dollarësh e Ethereum dhe monedhës USD nga Ronin Netëork në 2022.
Bybit u themelua në vitin 2018. Presidenti i SHBA Donald Trump dhe ish-shefi i Paypal Peter Thiel raportohet se ishin ndër investitorët e saj të hershëm.
Bybit thotë se ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën dhe ofron akses në kriptovaluta të ndryshme.
Kompania tha në një postim në X se kishte raportuar rastin tek autoritetet dhe se po punonte "shpejt dhe gjerësisht" për të identifikuar hakerët.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


