Habit ministri i Bujqësisë në Itali: Konsumimi i tepërt e ujit vret!

“Kosnumimi i tepërt e ujit mund t’ju vrasë”, është shprehur ministri italian i bujqësisë, Francesco Lollobrigida, i cili është gjithashtu dhe kunati i kryeministres Giorgia Meloni.
Një deklaratë e tillë erdhi prej tij teksa ishte në një vizitë në pronat gjeneralë të verës, në Itali, raporton Ansa.
“Ja shihni këtu, një gotë uji, e shkëlqyer për t’u përshtatur me gjithçka, sepse natyrisht është e shëndetshme, por të konsumohet në masa më të mëdha mund të shkaktojë rrezik. Nuk e them unë, e thotë shkenca”, shtoi Lollobrigida.
Lollobrigida ka bërë një seri gafash, shkruan Ansa, që nga marrja e detyrës në tetor 2022, duke përfshirë sugjerimin se luftërat mund të shmangeshin duke bërë një banket të këndshëm, se njerëzit e varfër shpesh hanë më mirë se bashkëmoshatarët e tyre që janë në gjendje ekonomike më të mirë dhe se evropianët po i nënshtroheshin zëvendësimit etnik.
Ai gjithashtu u kritikua për ndalimin e një treni jashtë orarit të skeduluar, në mënyrë që ai të arrinte në kohë në një event qeveritar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





