
''Historike..."/ Këshilltari i presidentit rus reagon pas takimit të tensionuar Trump–Zelensky! Tonet e larta dhe kritikat që dy liderët shkëmbyen në Zyrën Ovale

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin reagoi pas takimit të tensionuar në Zyrës Ovale midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA Donald Trump.
“Historike,” shkroi Kirill Dmitriev, i dërguari i posaçëm për Putinin, në platformën X.
Historic. https://t.co/mfsftGUKe9
— Kirill A. Dmitriev (@kadmitriev) February 28, 2025
Dmitriev mori pjesë në diskutimet e fundit midis SHBA-së dhe Rusisë në Arabinë Saudite për bisedimet e paqes në Ukrainë.
Takimi i dy liderëve në Zyrën Ovale u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione.
Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e paralajmeroi me tërheqje të mbështetjes amerikane.
Dy udhëheqësit pritej të nënshkruanin një marrëveshje që do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të konsiderueshme tek mineralet kritike të Ukrainës.
Megjithatë, Presidenti Zelensky e sfidoi hapur zotin Trump për zbutje të qëndrimit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti Zelensky kundërshtoi argumentet e zotit Trump se qytetet ukrainase janë kthyer në rrënoja nga lufta tre vjeçare.
Presidenti Trump theksoi se udhëheqësi rus Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje.
Por Presidenti Zelensky i tha zotit Trump se zotimeve për paqe të Presidentit rus Vladimir Putin nuk mund t’u besohet, duke renditur rastet kur udhëheqësi rus ka dalë nga fjala. Zoti Trump tha se Putini nuk i ka shkelur marrëveshjet me të.
“Duhet të jesh më mirënjohës”, “po luan me zjarr me Luftën e Tretë Botërore”, i tha Presidenti amerikan homolugn Zelensky.
Trump e kritikoi presidentin ukrainas, pasi Nënpresidenti JD Vance, njëri prej zërave më skeptik të administratës ndaj Ukrainës, i tha Zelenskyt se po tregonte mungesë respekti, duke debatuar me zotin Trump në Zyren Ovale para mediave amerikane.
“A ke thënë të paktën një herë ‘falemnderit’?, e pyeti Nënpresidenti Vance yotin Zelensky.
Presidenti Donald Trump i tha Presidentit Zelensky se ose duhej të bënte një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdonin ta mbështesnin më tej.
Presidenti Zelensky i kërkoi homologut amerikan Trump që të “mos bënte kompromise me një vrasës”, duke iu referuar udhëheqësit rus.
Presidenti Zelensky, i cili mori armatime me vlerë prej miliarda dollarësh dhe mbështetje morale amerikane nga administrata B
iden për luftën kundër Rusisë, po përballet me një qëndrim krejtësisht të ndryshëm nga administrata Trump.
Presidenti amerikan dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës trevjeçare, përmirësimin e lidhjeve me Rusinë dhe të rikuperimin e parave të shpenzuara për të mbështetur Ukrainën.
Pas bisedës së tensionuar me presidentin Trump, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Dy liderët pritej të mbanin një konferencë shtypi këtë mbrëmje, por konferenca u anulua pas debateve që dy liderët patën në Zyrën Ovale.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për mediat se marrëveshja për mineralet midis SHBA dhe Ukrainës nuk u nënshkrua.
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se i takon Ukrainës për të parë nëse mund të ri planifikohet një tjetër takim mes dy liderëve, derisa Zelensky ndodhet ende në SHBA.

ide

Të paktën tani e dimë të vërtetën!


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128