Sulmi me armë që tronditi Pragën, studentët e Universitetit të Arteve rrëfejnë momentet e tmerrit: U futa nën tavolinë dhe…

Praga u trondit nga një sulm pasditen e sotme, ku mbetën të vdekur të paktën 15 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.
“Na evakuuan të gjithëve, ishte shumë e frikshme. Kudo kishte policë me automatikë. Ata na thanë të vrapojmë jashtë”, ka dëshmuar përvojën e tmerrshme një nga studentët e Universitetit të Arteve.
Ndërsa një student tjetër e përshkoi momentin e tmerrit duke thënë se “Për pak na qëlloi. Kam frikë se aty kanë mbetur edhe disa vajza të vitit të dytë”. “Unë jam ulur nën një tavolinë aty pranë dhe nuk kam kuptuar asgjë”, tha një tjetër studente.
Sipas mediave të Republikës Çeke, pak orë para ngjarje është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.
Kujtojmë se autori dyshohet se pas sulmit ka kryer vetëvrasje.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




