I shpallur terrorist global nga SHBA, kush është lideri rebel që rrëzoi Assadin? Për kokën e tij u vunë 10 milionë dollarë në 2013
Në vitin 2013, SHBA e shpalli Jawlanin si një terrorist global të përcaktuar në mënyrë të veçantë dhe ofroi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në kapjen e tij.
Por, lideri rebel prej vitesh ka punuar për të ndryshuar perceptimin e organizatës së tij, duke synuar që ajo të pranohej nga sirianët si një alternativë ndaj regjimit të Assad-it.
Grupi i tij militant islamist ka luajtur një rol kyç në përpjekjet për rrëzimin e regjimit të Assad-it. HTS u krijua në vitin 2012 me një emër tjetër, Fronti al-Nusra, dhe vitin pasues dha besnikërinë e tij ndaj al-Kaedës.
Në vitin 2016, Al-Nusra ndërpreu lidhjet me al-Kaedën dhe mori emrin Hayat Tahrir al-Sham kur u bashkua me fraksione të tjera një vit më pas.
Megjithatë, OKB, SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe një numër vendesh të tjera vazhdojnë ta konsiderojnë HTS si një degë të al-Kaedës dhe shpesh i referohen ende si Fronti al-Nusra.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128