Video/ I vë duart në fyt, deputetët përleshen fizikisht në parlamentin e Bosnjës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kantonit të Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, Haris Zahiragiç dhe Elvis Vreto janë përleshur fizikisht.
Zahiragiç iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriç (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Më pas, Vreto është afruar në përpjekje që ta qetësojë, por Zahiragiç me shumë agresivitet e largoi prej tij.
Vreto nuk u përgjigj ndaj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan edhe përfaqësues të tjerë, që u përpoqën ta qetësojnë situatën. Më pas, Okeriç shpalli pushim dhe ndërsa Zahiragiç vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriçit.
“Turp të kesh plak”, tha disa herë Zahiragiç. Përfaqësuesit e tjerë të SDA-së në Kuvend arritën ta qetësojnë Zahiragiçin dhe situata iu kthye normalitetit në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës.
Haos u Skupstini KS @n1info pic.twitter.com/5vUds0sPaW
— Sunčica Lukić (@SunshineN1Sa) March 14, 2024
-
-
Escobar flet pas takimit me Kurtin: Ja çfarë më premtoi
14 Mars, 18:15
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

