Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka plane për të rifilluar negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk është arritur asnjë marrëveshje apo rregullim për të rifilluar negociatat. As nuk është dhënë ndonjë premtim dhe as nuk është zhvilluar ndonjë diskutim për këtë çështje”, tha Araghchi në një intervistë për kanalin shtetëror IRINN.
Sipas tij, përvoja e mëparshme me Uashingtonin ka qenë e hidhur dhe do të ndikojë në çdo vendim të ardhshëm që do të marrë Irani.
“Kemi pasur një përvojë të vështirë me amerikanët ata i tradhtuan negociatat në mes të procesit. Kjo përvojë me siguri do të ndikojë në vendimet tona të ardhshme. Por ky vendim, në fund të fundit, do të merret bazuar në mirëqenien e popullit iranian, jo në emocione apo konsiderata të përkohshme,” theksoi ai.
Araghchi mohoi gjithashtu spekulimet për bisedime sekrete, duke sqaruar se shqyrtimet e brendshme të interesave të Iranit janë të ndara nga negociatat zyrtare.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


