Izraeli arreston dhjetëra të rinj pranë Jeninit në Bregun Perëndimor

16 Shkurt 2024, 07:39 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli arreston dhjetëra të rinj pranë Jeninit në Bregun

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa thotë se ushtria izraelite ka arrestuar dhjetëra njerëz në qytetin Silat ad-Dhahr në Bregun Perëndimor në jug të Jeninit në orët e fundit. Ushtarët bastisën mbi 15 shtëpi dhe arrestuan dhjetëra “të rinj”, raporton Wafa, duke shtuar se arrestime u kryen edhe në Anabta dhe Qalqilya.

Ndërkohë, qindra punëtorë palestinezë nga Bregu Perëndimor po punojnë në Izrael për të ndihmuar në ndërtimin e një pengese të re përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, pavarësisht se Kabineti izraelit i Sigurisë ua ndalon ta bëjnë këtë, raporton faqja e lajmeve Ynet, duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve okularë të Mbrojtjes izraelite.

Ynet thotë se punëtorët palestinezë janë të angazhuar në punë inxhinierike për rregullimin e çarjeve të gardhit, i cili u dëmtua në dhjetëra vende në fillim të luftës kundër Hamasit. Ministria izraelite e Mbrojtjes iu përgjigj raporteve duke deklaruar se vetëm katër palestinezë janë duke punuar në projekt.

Po ndodh...

ide