“Ervis Martinaj nuk jeton më”/ Gazetarja: Familja e tij e di të vërtetën dhe personat që qëndrojnë pas ekzekutimit të tij

23 Maj 2026, 20:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ervis Martinaj nuk jeton më”/ Gazetarja: Familja e tij e di

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me çështjen e Ervis Martinajt, duke thënë se familjarët e tij e dinë se çfarë ka ndodhur dhe kush mund të jetë përgjegjës për ngjarjen.

Sipas saj, procesi që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme lidhet kryesisht me pasuritë e sekuestruara nga SPAK dhe jo me një proces penal ndaj familjarëve.

Ajo ka thënë se disa nga pasuritë mund të lirohen nëse vërtetohet se kanë burim të ligjshëm, ndërsa pjesa tjetër mund të mbetet e sekuestruar nëse dyshohet për lidhje me aktivitete kriminale.

Lala ka përmendur edhe dëshminë e një prej familjarëve të Martinajt në gjykatë, i cili ka pretenduar se pasuritë vijnë nga biznesi dhe aktiviteti i tij shumëvjeçar.

Ajo ka folur edhe për fatin e Ervis Martinajt, duke thënë se mungesa e gjurmëve dhe hetimet e shumta e bëjnë të mundur që ai mund të jetë vrarë, edhe pse zyrtarisht nuk ka një konfirmim për këtë.

Sipas saj, familja e tij nuk ka folur publikisht për detaje, por besohet se ka informacion më të gjerë për ngjarjen dhe për personat e përfshirë.

Gjithashtu është përmendur edhe fakti se një person i njohur si Jeton Lami ka pasur kontakte me familjen e Martinajt para ngjarjeve të rënda, por këto detaje nuk janë bërë publike nga familjarët.

Çështja e Ervis Martinajt mbetet ende e pazbardhur, ndërsa hetimet dhe diskutimet për fatin e tij vijojnë.

Po ndodh...

ide