Mbyllen votimet në pjesën më të madhe të vendit, Sali Berisha braktiset nga demokratët
Janë mbyllur votimet në pjesën më të madhe për referendumin e Berishës, ku mësohet se numri i votuesve ka qenë më i pakët sesa pretendimet e deputetëve demokratë për të marrë mbështetjen e qytetarëve.
Burime për mediat bëjnë me dije se në Gjirokastër: 270 qytetarë kanë votuar pro Berishës, 11 kundër, 5 abstenime, 5 të pavlefshme.
Ndërsa në Sarandë mësohet se Berisha ka siguruar 181 vota pro tij, nga 229 votues në total. Ndërsa thuhet se 40 votues kanë dalë kundër Berishës, 3 vota kanë qenë abstenim dhe 5 të pavlefshme.
Pjesëmarrja në votimin e PD në Pogradec mësohet se ka qenë në nivele mesatare pasi raportohet se kanë marrë pjesë në total 324 votues. Po ashtu bëhet me dije se në Kolonjë pjesëmarrës kanë qenë 217 individë, ndërsa në Maliq 735 duke shënuar numrin të të lartë të votuesve në juglindje të vendit.
Burimet për mediat bëjnë me dije se në Dropull votimi është përmbyllur me 57 pjesëmarrës nga 150 anëtarë në total, të cilët thuhet se kanë votuar të gjithë pro Berishës.
Ndërsa në qytetin e Këlcyrës votimit mësohet se është mbyllur me 232 votues, nga të cilët 205 pro 16 kundër 10 abstenime dhe 1 votë e pavlefshme.
Numërimi i votave është mbyllur dhe në Libohovë ku mësohet se në total kanë qenë 188 pjesëmarrës nga të cilët 160 kanë dalë pro Berishës, 12 kundër dhe 16 thuhet të kenë qenë abstenime.
Ndërsa bëhet me dije se procesi i votimeve është mbyllur dhe në disa qarqe të veriut të vendit si Bulqizë, Klos e Mat ku raportohet se po vijon numërimi i votave.
Ndërkohë bëhet me dije se në Gramsh, Berisha ka siguruar 215 vota pro, ndërsa kundër kandidimit të demokratit kanë dalë 22 persona.
Më tej bëhet me dije se është mbyllur votimi dhe në disa nga qarqet e pjesës jugore të vendit, më konkretisht: Fier, Vlorë, Selenicë dhe Himarë ku raportohet se po vijon numërimi i votave.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128