Zgjedhjet për kreun e PD/ Pas përfundimit të orarit zyrtar, nis procesi i numërimit! Rezultatet e votimit në Maliq, Kolonjë, Korçë e Pustec

23 Maj 2026, 19:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet për kreun e PD/ Pas përfundimit të orarit zyrtar, nis

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për zgjedhjet për kryetarin e PD.

Procesi nisi në orën 08.00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e PD-së në vend dhe u mbyll në orën 19.00, pasi u shty nga ora 18:00 që ishte lajmëruar më herët.

Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së.

Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi kandidatët që kërkuan të hynin në garë përballë Berishës, duke lënë në fletën e votimit vetëm
emrin e tij.

Në disa zona ka përfunduar edhe procesi i numërimit, rezultatet;

Mbyllet numërimi në Maliq;

724 pro

7 kundër

4 të pavlefshme

Mbyllet numërimi për Pustecin

15 votues nga 66 aktivë.

13 PRO

1 ABSTENIM

1 E PAVLEFSHME

Mbyllet numërimi në Kolonjë;

213 pro

4 abstenim

Mbyllet numërimi në Korçë;

392 pro

18 kundër

7 abstenim

18 te pavlefshme

Po ashtu numërimi ka përfunduar në Dimal me pjesëmarrje 87 %, ndërsa pjesamarrja në Kuçovë ka qenë 88 % .

.

Po ndodh...

ide