Edhe pas shkarkimit paguhet “flori”, Benitez përfiton milionat pas aventurës së dështuar në Greqi

Rafael Benítez nuk do të jetë më në krye të Panathinaikos, pasi palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin vetëm shtatë muaj pas nisjes së aventurës së teknikut spanjoll në Greqi.
Largimi është arritur me marrëveshje mes klubit dhe trajnerit, ndërsa vendimi duket se lidhet me planet e drejtuesve për të nisur sezonin e ardhshëm me një projekt të ri teknik.
Benitez ishte emëruar në stolin e skuadrës athinase më 21 tetor dhe kishte firmosur një kontratë afatgjatë prej dy vitesh e gjysmë. Megjithatë, eksperienca e tij te Panathinaikos rezultoi më e shkurtër nga sa pritej.
Pavarësisht kohëzgjatjes së kufizuar të qëndrimit, trajneri spanjoll pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.
Sipas raportimeve nga mediat sportive, kompensimi që do të marrë kap vlerën mbi 5 milionë euro.
Gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës, Benitez drejtoi Panathinaikos-in në total në 41 ndeshje zyrtare. Bilanci i tij përfshin 20 fitore, 11 barazime dhe 10 humbje, statistika që nuk bindën plotësisht drejtuesit dhe tifozët e klubit grek.
Në kampionatin grek, skuadra e përfundoi sezonin në vendin e katërt të Superligës Stoiximan, duke mbetur larg objektivave për titullin kampion.
Ndërkohë, në arenën europiane, Panathinaikos arriti deri në fazën e 1/16-ave të UEFA Europa League, ndërsa në Kupën e Greqisë u eliminua në çerekfinale nga PAOK.
Pas largimit të Benitez, mediat greke raportojnë se një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit është trajneri danez Jakub Nystrup, i cili mund të jetë emri i ri në stolin e “të gjelbërve” për sezonin e ardhshëm.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128