Lider suprem me 96% të votave/ Berisha: PD parti e votës së lirë, Rama e ka fundin e ke të shpejtë!
Kryetari i rizgjedhur i PD Sali Berisha me 96% të votave të atyre demokratëve që morën pjesë, në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi në çdo degë ishte shembull.
Gjatë fjalës së tij Berisha drejtuar kryeministrit Edi Rama e cilësoi atë si një kufomë politike, duke thënë se për 40 mijë demokratët nuk ka legjitimitet.
“Edi Rama dije mirë se për këtë ushtri 40 mijë, ti ke zero legjitimitet. Kudo të shkosh edhe në hënë dhe prapa diellit shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Do trajtohesh si i tillë deri në ditën e largimit nga pushteti. Parti e votës së lirë. Mendove se me 11 maj fitove. Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë. Kufomë politikë. Fundit e ke të shpejtë. Demokratë e demokrate, sot keni votuar për një PD të modernizuar në të gjithë veprimtarinë e saj, për një PD të vizionit më të shkëlqyer, për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha mes të tjerash ai.
Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet.
E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe, gjuhën më të bukur, me mashtrimet, me trillimet e përdorura në propagandën e saj.
Por ja ku jemi.
Me votën tonë, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër.
Ky është betimi ynë.
Ndaj dhe Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet.
Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar.
Shkon një sharlatan.
Shkon njeri pa legjitimitet.
Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti.
Parti e votës së lirë.
Mendove se me 11 maj fitove.
Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë dhe prej muajsh kalon nga skena në skenë gjysmë meit, gjysmë i gjallë. Kufomë politike!
Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë
Po ndodh...
Kështjella PD që u bë Mejhane e Berishës dhe kështjellë e Ramës
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128