KQZ: Takimi i Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës, i paligjshëm

27 Shkurt 2025, 18:39 / BOTA ALFA PRESS

KQZ: Takimi i Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së

Komisioni i Kërkesave pranë KQZ ka dhënë vendimin përfundimtar mbi aktivitetin e 20 shkurtit të mbajtur në sheshin ‘Skëndërbej’ pas një kërkese të Bashkisë Tiranë për të mbledhur të gjithë punonjësit e këtij institucioni në prani të kryeministrit Edi Rama.

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dhënë të drejtë Qëndresës Qytetare duke rrëzuar Bashkinë e Tiranës dhe Edi Ramën me arsyetimin se grumbullimi i 20 shkurtit, ishte i ndryshëm nga ajo çka u kërkua nga institucionet.

Fillimisht Bashkia Tiranë kishte paraqitur pranë KQZ një shkresë ku kërkohej leje për një zhvillimin e një aktiviteti për promovimin e turizmit në prezencë të ambasadorëve. Por, nga ajo që u vërejt atë ditë, tematika që u ndoq në atë aktivitet nuk kishte të bënte me çështjet e turizmit në vend.

Ky organizim u denoncua pranë KQZ për shkelje nga Qëndresa Qytetare, ndërsa pas një ballafaqimi së bashku me përfaqësuesen e kryeministrisë dhe anëtarët e Komisionit të Ankesave pranë KQZ, u dëshmua se bëhet fjalë për dy aktivitete të ndryshme të ndjekura brenda të njëjtës ditë dhe orë, një i lajmëruar nga Bashkia dhe Kryeministria, dhe një tjetër i dokumentuar në televizion e media që nuk kishte të bënte me turizmin.

Pas kësaj seance, KQZ kërkoi që të mbetej në fuqi vendimi për miratimin e këtij aktiviteti të lajmëruar nga Kryeministria e Bashkia Tiranë, ndërsa Qëndresa Qytetare kërkoi rrëzim të këtij aktivitetit.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, Komisioni i Ankesave vendosi rrëzimin e grumbullimit të ndodhur më 20 shkurt në qendër të Tiranës, i organizuar nga Bashkia Tiranë dhe Kryeministria.

 

Po ndodh...

ide