Krijimi i BE dhe zgjerimi ndër vite, datat e zgjerimit dhe detajet që e formësojnë unionin

Historia e krijimit të Bashkimit Evropian është një periudhë që fillon pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në 1952 u themelua komuniteti ekonomik evropian ose Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut.
Duke qenë se Bashkimi Evropian është një entitet gjeo-politik që mbulon një pjesë të madhe të kontinentit Evropian, rruga e formimit të tij ka kaluar mbi traktate të shumta si dhe ka pësuar disa zgjerime duke filluar me 6 vende anëtare për të arritur në 27, të cilat në realitet paraqesin shumicën e shteteve në Evropë.
Pak muaj më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Romës solli krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian, e cila paraqet bazën e Bashkimit Evropian të sotëm.
Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) (1951), Traktatit të Parisit (1951), dhe më vonë Traktatit të Romës (1958) i cili themeloi Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) dhe Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike (EAEC). Përderisa Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut skadoi në vitin 2002, Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike mban një identitet të veçantë ligjor, pavarësisht ndarjes së anëtarëve dhe institucioneve.
Eurozona
Eurozona është një bashkim valutor i 20 nga vendeve të BE-së të cilat kanë adoptuar euron si valutë të vetme zyrtare. Momentalisht përbëhet nga Austria, Belgjika, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Irlanda, Italia, Kroacia, Latvia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Portugalia, Qipro, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.
Ndërsa tri mikroshtete Evropiane – Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani – kanë lidhur marrëveshje me Bashkimin Evropian, duke i lejuar ato të përdorin euron si valutë zyrtare dhe të shtypin atë, ato nuk formojnë Eurozonën.
Mali i Zi dhe Kosova janë mes atyre që përdorin euron si valutë të vetme pa kurrfarë marrëveshje.
Eurozona është ekonomia më e madhe në botë. Politikat monetare të vendeve të BE-së brenda zonës janë përgjegjësi e Bankës Qendrore Evropiane, megjithëse nuk ka përfaqësim të zakonshëm, qeverisja e politikave fiskale për unionin valutor.
Bashkësia Evropiane e Qymyrit dhe Çelikut

Ajo u krijua zyrtarisht më 18 prill të vitit 1951 nga Traktati i Parisit, i nënshkruar nga Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Hollanda dhe Gjermania Perëndimore ndërsa hyri në fuqi më 23 korrik të vitit 1952.
ECSC ishte organizata e parë ndërkombëtare që u bazua në parimet e mbikombëtarizmit, duke filluar procesin e integrimit zyrtar i cili përfundimisht çoi në themelimin e Bashkimit Evropian.
Më 1 janar 1973 – Zgjerimi i parë: Në Union hyjnë Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.
– Më 1 janar 1981 – Zgjerimi i dytë: Në Union hyn Greqia.
– Më 23 shkurt 1982 – Grënlanda del nga Unioni, me të cilin ishte i lidhur nëpërmjet Danimarkës.
– Më 1 janar 1986 – Zgjerimi i tretë: Në Union hyjnë Spanja dhe Portugalia.
– Më 1 janar 1995 – Zgjerimi i katërt: Në Union hyjnë Austria, Suedia dhe Finlanda.
– Më 1 maj 2004 – Zgjerimi i pestë: Në Union hyjnë dhjetë shtete të reja.
Sllovenia, Hungari, Çeki, Poloni, Sllovaki, Poloni, Lituani, Letoni, Estoni.
– Më 1 janar 2007 – Përfundon zgjerimi i pestë: Në Union hyjnë Bullgaria dhe Rumania.
– Më 1 korrik 2013 – Zgjerimi i gjashtë: Në Union hyn Kroacia.
– Më 31 janar 2020, Mbretëria e Bashkuar del pre Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian ka 27 shtete anëtare
Shtete kandidate për në BE janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut; Serbia, Turqia, Ukraina; Moldavia, Kosova.
Banka Qendrore Evropiane: Frankfurt-mbi-Majn;
Sipërfaqe: 4,233,262 km2 (më 1 shkurt 2020);
Popullsia: 447,206,135 (viti 2020);
Dendësia e popullsisë: 106 banorë / km2 ;
Valuta: euro; Valuta të tjera: lev-i (bullgar); kruna (çeke); kruna (daneze); forinta (hungareze); kuna (kroate); zlot-i (polak); leu (rumun); kruna (suedeze);
Himni: Himni evropian
Dita e Evropës: 9 maji;
Vazhdimi internetik: eu. /Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


