Kryeministri izraelit: Fitorja ndaj Iranit hap dritare për paqe, ne po punojmë me entuziazëm në këtë drejtim

26 Qershor 2025, 20:21 / BOTA ALFA PRESS

Kryeministri izraelit: Fitorja ndaj Iranit hap dritare për paqe, ne po

Fitorja ndaj Iranit krijon mundësi të reja për marrëveshje paqeje që Izraeli nuk duhet t’i lërë pa u shfrytëzuar, tha të enjten kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë, ai tha: “Kjo fitore ofron mundësinë për një zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes. Ne po punojmë me entuziazëm në këtë drejtim.”

“Së bashku me lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit , ekziston një dritare mundësie që nuk duhet humbur. Nuk mund të humbasim asnjë ditë të vetme”, shtoi ai.

 

Po ndodh...

ide