Kryetari i "Lëvizjes Bashkë"/ Arlind Qori: Shabani është i Ramës dhe i Berishës

13 Dhjetor 2025, 22:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryetari i "Lëvizjes Bashkë"/ Arlind Qori: Shabani

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, deklaroi se Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si “pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë Rama-Berisha”, që, sipas tij, “do prekë edhe Reformën në Drejtësi”.

“Endri Shabanin nuk e ka bërë Avokat Populli vetëm Edi Rama. E ka bërë Edi Rama me Sali Berishën dhe kjo është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë Rama-Berisha, që do prekë, kam frikë unë, Reformën në Drejtësi, për t’i pamundësuar SPAK-ut që të pezullojë nga detyra dhe të marrë masa paraburgimi për politikanët e korruptuar”, tha Qori.

“Endri Shabani, sot që flasim, është anëtar i një koalicioni ku bën pjesë edhe zoti Berisha e të gjitha partitë e tjera opozitare, përveç “Lëvizjes Bashkë”. Kur kandidoi zoti Binaj, Shabani, Lapaj dhe Berisha ishin pjesë e një koalicioni. “De facto” e kanë në koalicion të gjithë, mund ta shajnë sa të duan, por e kanë në koalicion. Aleanca është faktike dhe nuk e kuptoj këtë hipokrizinë e gjithanshme për të thënë që nuk kemi të bëjmë me këtë person. Shabani u zgjodh me votat e dyshes Rama-Berisha”, shtoi Qori.

 

Po ndodh...

ide