Liderët evropianë reagojnë pas debatit Trump-Zelensky, mesazhe mbështetëse ndaj Ukrainës: Nuk jeni vetëm!

28 Shkurt 2025, 21:24 / BOTA ALFA PRESS

Liderët evropianë reagojnë pas debatit Trump-Zelensky, mesazhe

Udhëheqësit evropianë kanë reaguar pas diskutimit të tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelenskyt në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Në një postim në platformën X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskyt duke shkruar ” i dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.

I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet.

Ai shtoi se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë.

Ai tha se është e rëndësishme të “respektohen” të gjithë ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës.

 

 

Po ndodh...

ide