Përplasja në Zyrën Ovale, cila ishte fjalia e Zelenskyt që acaroi Trump dhe Vance

28 Shkurt 2025, 21:11 / BOTA ALFA PRESS

Përplasja në Zyrën Ovale, cila ishte fjalia e Zelenskyt që

Përplasja e ndodhur në Dhomën Ovale gjatë vizitës së presidentit ukrainas Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe zëvëndësi i tij JD Vance, përpara kamerave ka marrë vëmendjen e mediave.

Donald Trump dhë zëvëndësi i tij JD Vance, kanë ngritur zërin ndaj presidentit ukrainas duke i folur me tone shumë të ashpra.

Liderët amerikanë lëshuan një sulm frontal ndaj presidenti ukrainas, duke e vënë atë me “shpatulla pas murit” dhe e gjetën të papërgatitur saqë nuk i vinin fjalët në anglisht dhe të përgjigjej.

Presioni ishte që Zelensky të pranojë sa më shpejt një marrëveshje armëpushimi me Rusinë dhe më pas të kërkojë një garanci për sigurinë, pasi në këtë momente sipas presidentit amerikan, ai nuk është në pozita të vendosë kushte.

Duket se qejfmbetja me Zelenskyn i ka rrënjët më të thella, pasi J.D. Vance nuk harroi t’i kujtonte presidentit ukrainas se në muajin tetor ai kishte bërë fushatë për rivalët e tyre në presidenciale.

“Pa ne nuk ke asnjë letër. Sjellja e tij duhet të ndryshojë. Duhet të jesh mirënjohës. Duhet të bësh një marrëveshje ose ne do t’iu braktisim dhe nëse ne ju braktisim ne atëherë do të shohësh në të vërtetë se sa i fortë je. Nuk ke letrat. Po nënshkruam marrëveshjen do të jesh në pozitë më të mirë”, ishin disa nga fjalët e Trump drejtuar Zelenskyt në këtë takim.

Gjatë fjalës së tij, Trump i ka thënë Zelenskyt të jetë mirënjohës teksa e ka akuzuar atë se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.

“Je vendosur në një pozicion të keq. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë, nuk i keni kartat e duhura duhet të arrini një marrëveshje me Rusinë. Ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi, dhe nëse tërhiqemi, do të duhet ta përballoni vetë. Nuk mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë”, theksoi Trump.

Ndërsa Zelensky iu kundërpërgjigj se nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz, teksa nuk mungoi përplasja me zv,presidentin e amerikan.

“Nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz. Putin është një kriminel, ai e nisi luftën edhe duhet të paguajë, duhet të ndalet në nuk kemi asnjë kompromis me një vrasës”, u shpreh Zelensky.

Gjatë replikave, Zelensky e ka pyetur Zv/Presidentin Vance nëse ai ka qenë në Ukrainë për të parë skenat e luftës. Ndërkohë, Vance shprehet se ka lexuar dhe ka parë.

Më pas, Zelensky tund kokën duke i thënë se edhe SHBA-ja do të ndjejë pasojat e luftës.

Pas kësaj fjalie, Trump shfaqet dukshëm i frustruar dhe ndërhyn: ”Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë dhe shumë të fortë”.

“Nëse mund të arrini një armëpushim tani, unë do t’ju thoja ta pranoni atë në mënyrë që plumbat të ndalojnë së fluturuari”, thotë Trump.

Zelensky: Sigurisht që dua të ndaloj luftën

Trump: Ti thua se nuk dëshiron armëpushim.

Zelensky: Dua një marrëveshje armëpushimi me garanci.

Presidenti amerikan nuk la pa përmendur dhe paratë që Ukraina ka marrë nga paraardhësi i tij për këtë luftë, të cilit iu referua dhe me fjalë fyese.

“Ne ju dhamë nëpërmjet këtij presidenti budalla 350 miliardë dollarë, ju dhamë pajisje ushtarake… nëse nuk do të kishit pajisjet tona ushtarake, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda dy javësh”.

“Për tre ditë e dëgjova nga Putini”, përgjigjet Zelensky.

Më herët në takimin Trump-Vance-Zelensky

Trump: Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz kanë thënë se duhet të kenë.

Zelensky: Unë jam me gjithë respekt për vendin tuaj.

Zëvendëspresidenti Vance: A keni thënë ‘faleminderit’ një herë gjatë gjithë takimit?

Vance: Jo, në të gjithë këtë takim, a keni thënë ‘faleminderit’?”

Vance: Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe Presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.

Zelensky përpiqet të përgjigjet, duke thënë: “Ju lutem, mendoni se nëse do të flisni shumë me zë të lartë për luftën…”

Ai ndërpritet nga Trump: Vendi juaj është në telashe të mëdha.

Diskutimet me tone të larta dhe kritikat e forta të bëra nga Trump-Vance ndaj Zelenskit, bënë që marrëveshja të mos nënshkruhej.

Në këtë mënyrë, Presidenti ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe konferenca për shtyp që ishte lajmëruar paraprakisht, u anulua.

Donald Trump akuzoi Zelenskyn në rrjetet sociale se nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i la derën hapur se mund të kthehet sërish ku të jetë gati për paqe.

Një takim ky që nuk prodhoi asnjë të mirë, dhe që ndoshta solli dhe fundin e mbështetjes së Uashingtonit për Kievin.

 

Po ndodh...

ide