Lindi në vitin kur u fundos Titaniku, ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në botë

Ka vdekur në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për britanikun John Alfred Tinniswood, i lindur në vitin 1912, viti kur u mbyt Titaniku. Ai ndërroi jetë në një shtëpi të moshuarish në qytetin anglez Southport, në veri të Liverpool-it, "i rrethuar nga muzika dhe dashuria", tha familja e tij.
John ishte bërë njeriu më i vjetër i Britanisë dhe hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness në prill të këtij viti pas vdekjes në moshën 114-vjeçare të Venezuelianit Juan Vicente Pérez Mora.
Tinniswood mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore në Korpusin Royal Army Pays dhe në vitin 1942 u martua me gruan e tij Blodwen, me të cilën pati një vajzë të vetme, Susan, të lindur një vit më pas. Pas luftës ai punoi për Royal Mail dhe më pas si kontabilist për gjigantët e naftës Shell dhe BP, përpara se të dilte në pension në 1972. Gruaja e tij vdiq nga kanceri në 1986, pas 44 vitesh martesë.
Në pensionin e tij të gjatë, Tinniswood i është përkushtuar vullnetarizmit në një kishë, Blundellsandsm United Reformed Church, si dhe ishte tifoz i madh i Liverpool-it. Në një intervistë për BBC disa vite më parë ai tha se kishte qenë "mjaft aktiv si i ri" dhe se kishte "ecur shumë", por se nuk e kuptonte saktësisht se nga i vinte jetëgjatësia rekord e tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
