Marco Rubio betohet si Sekretar i Shtetit: Roli kryesor i politikës së jashtme të SHBA, ruajtja e paqes

Senatori i Floridës, Marco Rubio, ka bërë betimin si Sekretar i Shtetit i ardhshëm.
Senati e ka konfirmuar atë, duke e bërë Rubio anëtarin e parë të kabinetit të Donald Trump që merr miratimin e Kongresit.
Rubio ka vite përvojë, duke shërbyer në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe duke u përfshirë në diskutime mbi konfliktet ndërkombëtare gjatë mandatit të tij në Senat.
Ai tani është diplomati më i lartë amerikan, duke mbikëqyrur më shumë se 70,000 punonjës federalë që punojnë për Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Rubio është konsideruar një “skifter” i politikës së jashtme.
Ai ka theksuar se çdo veprim i administratës së re do të varet nga përgjigjja e tri pyetjeve themelore: “A na bën më të fortë? A na bën më të sigurt dhe a na bën më të begatë?”
“Nëse jo, ne nuk do ta bëjmë atë,” ka deklaruar Rubio.
Ai e ka cilësuar këtë moment si “transformues” dhe ka theksuar se SHBA po kalon në një “epokë të re” që do të bëjë botën një vend më të sigurt. Sekretari i ri i Shtetit ka shtuar gjithashtu se Trump ka theksuar se roli kryesor i politikës së jashtme amerikane do të jetë ruajtja e paqes.
-
-
-
Bie zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë
21 Janar, 17:17
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



