Marta Kos kritikon ashpër lëvizjen MAGA të Trump: Duan të na bindin se qytetërimi, ekonomia dhe demokracia europiane ka rënë!

10 Maj 2026, 15:20 / BOTA ALFA PRESS
Marta Kos kritikon ashpër lëvizjen MAGA të Trump: Duan të na

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka shkaktuar reagime me një deklaratë të dhënë për gazetën spanjolle El País, ka bërë kritika të ashpra ndaj Lëvizjes MAGA, të lidhur me presidentin amerikan Donald Trump.

Në intervistën e saj, Kos tha se Bashkimi Evropian po përballet jo vetëm me “autokratë” si Rusia, por edhe me tensione që vijnë nga Perëndimi, konkretisht nga ideologjia MAGA (“Make America Great Again”), të cilën e akuzoi se përpiqet të bindë evropianët se qytetërimi, ekonomia dhe demokracia evropiane janë në rënie.

Kos përdori termin “luftë hibride” për të përshkruar sfidat me të cilat, sipas saj, përballet Bashkimi Evropian, duke argumentuar se sulmet tashmë nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe përmes narrativave ideologjike që qarkullojnë në Perëndim.

Deklarata e saj pritet të ushqejë më tej debatin mbi mënyrën se si establishmenti evropian i trajton lëvizjet konservatore në SHBA dhe Evropë, veçanërisht ato të lidhura me Trump-in dhe platformën MAGA.

Deklarata e plotë e Marta Kos:

“Kemi kundërshtarë që do të donin të na shihnin të dështojmë, që do të donin që kandidatët të dështonin, por objektivi kryesor jemi ne, Bashkimi Evropian. Po i referohem Rusisë dhe autokratëve të tjerë. Dhe, për herë të parë, jemi të ekspozuar ndaj një lufte hibride që sulmon jo vetëm kandidatët, por edhe vetë BE-në.

Po ashtu ndiejmë tensionet që vijnë nga Perëndimi, nga ideologjia MAGA (‘Make America Great Again’), e cila përpiqet të na bindë se qytetërimi evropian është në rënie, se ekonomia jonë është në rënie, se demokracia jonë është në rënie. Ky është një element i ri dhe, sërish, duhet të jemi të zgjuar në mënyrën se si reagojmë.”

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide