Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

8 Dhjetor 2025, 17:58 / BOTA ALFA PRESS

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në

Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë bërë të ditur se të paktën 376 palestinezë janë vrarë dhe mbi 980 janë plagosur që nga 10 tetori, data kur hyri në fuqi armëpushimi në enklavë. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës të hënën, e cila paralajmëron se situata humanitare mbetet kritike pavarësisht ndërprerjes së luftimeve të drejtpërdrejta.

Sipas të njëjtit raport, numri total i viktimave palestineze që nga fillimi i ofensivës izraelite në tetor 2023 ka tejkaluar 70 mijë, ndërsa mbi 171 mijë persona janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në një zhvillim paralel, televizioni “Al Arabiya” raportoi se Hamas dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë rënë dakord për hapat e parë drejt çarmatimit të grupit, që përfshin dorëzimin e armëve të rënda dhe nisjen e një procesi politik për paqe. Sipas burimeve të televizionit, Hamas i ka konfirmuar Shteteve të Bashkuara se është i gatshëm të dorëzojë kontrollin e enklavës, si pjesë e planit të ri të paqes.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shpallë para 25 dhjetorit fazën e dytë të planit të paqes për Gazën, e cila parashikon tërheqjen e trupave izraelite, krijimin e një force ndërkombëtare stabilizuese dhe ngritjen e strukturave të reja administrative në enklavë, përfshirë të ashtuquajturat “Borde të Paqes”.

Po ndodh...

ide