
“Më e keqja nuk ka ardhur ende”/ Meteorologët paralajmërojnë qytetarët për përmbytje nga shirat

Fenomeni i motit DANA është rikthyer dhe po kërcënon Spanjën me përmbytje të ngjashme me ato të tetorit të kaluar, të cilat lanë pas qindra viktima. Meteorologët spanjollë kanë paralajmëruar për kushte të paqëndrueshme, duke theksuar se “më e keqja ende nuk ka ardhur”. Shërbimi meteorologjik ka lëshuar paralajmërime për lindjen, jugun dhe pjesët e veriut të vendit, duke përfshirë pika turistike si Malaga, Murcia, Valencia dhe Alicante.
Ishujt Kanarie janë goditur së fundmi nga reshje të dendura shiu dhe borës, duke çuar në përmbytje të rënda. Në Castellón, reshjet e shiut kanë arritur deri në 254 litra për metër katror, ndërsa në Valencia kanë kapur deri në 200 litra. Ky shi i dendur ka shkaktuar përmbytje të mëdha, duke transformuar rrugët në lumenj, ndërsa video të shumta tregojnë makina që lëvizin nëpër rrugët e mbushura me ujë.
Meteorologët paralajmërojnë se mes të mërkurës dhe të enjtes, fenomeni DANA mund të sjellë më shumë reshje dhe përmbytje, veçanërisht në Castellón, Valencia dhe Alicante. Qendra e Koordinimit të Emergjencave ka këshilluar qytetarët që të kufizojnë udhëtimet jo thelbësore, ndërsa shkollat janë mbyllur dhe aktivitetet në natyrë janë pezulluar.
Megjithatë, ekspertët thonë se këto përmbytje nuk do të jenë aq shkatërruese sa ato të tetorit të kaluar, që shkaktuan vdekjen e më shumë se 200 njerëzve dhe shkatërruan mijëra shtëpi.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128