Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuseve
3 Janar 2025, 21:47 / BOTA

Republikani Mike Johnson u rizgjodh si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pasi siguroi votat e majftueshme. Ai mori 218 votat që i nevojiteshin për të mbajtur këtë rol. Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë 219 – 215.
Zgjedhja e kryetari është një nga aktet e para të Kongresit të ri, pasi pa zgjedhjen e tij, Kongresi nuk mund të kryejë asnjë funksion.
Kongresi pritet të mblidhet në 6 janar për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale të zotit Donald Trump.
Me betimin e zotit Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


