Moti i keq godet Spanjën, rrugë të përmbytura e shtëpi nën ujë nga reshjet që përfshinë vendin

28 Dhjetor 2025, 16:31 / BOTA ALFA PRESS

Moti i keq godet Spanjën, rrugë të përmbytura e shtëpi

Moti i keq ka përfshirë Spanjën duke shkaktuar përmbytje masive. Deri më tani autoritetet njoftojnë se nuk ka raportime për viktima, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat problematike.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen rrugë të kthyer në lumenj, banesa nën ujë. Ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për normalizimin e situatës.


Spanja mbetet e prekur rëndë nga përmbytjet e mëdha të tetorit 2024, të cilat shkaktuan më shumë se 230 vdekje, kryesisht në rajonin e Valencias.

Po ndodh...