Zgjedhjet në Kosovë, shkon në mbi 28% pjesëmarrja në votime
28 Dhjetor 2025, 15:51 / KOSOVA
Ka shkuar në 28% pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare që po mbahen ditën e sotme në Kosovë.
Në informacionet e përcjella nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë, deri më tani kanë votuar 564 mijë qytetarë, nga rreth 2 milionë votues në total.
Këto zgjedhje janë tejet përcaktuese për Kosovën, pasi do të vendoset nëse do i jepet fund krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa muajsh.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të shkurtit të këtij viti, nuk arritën të prodhojnë një shumicë për formimin e qeverisë së re.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
