Nën dyshimin për spiunazh me Kinën, arrestohen 4 persona në Francë

5 Shkurt 2026, 09:28 / BOTA ALFA PRESS

Nën dyshimin për spiunazh me Kinën, arrestohen 4 persona në

Katër persona, përfshirë dy shtetas kinezë, u arrestuan në Francë me dyshimin për spiunazh për Kinën, bëri me dije zyra e prokurorit publik në Paris.

Në njoftimin për shtyp, thuhet se të arrestuarit u nxorën para një gjyqtari hetues, i cili i la dy të dyshuarit në paraburgim, raporton Reuters.

Prokuroria deklaroi gjithashtu se Departamenti i Krimit Kibernetik i Prokurorisë Publike të Parisit nisi një hetim gjyqësor për këtë rast.

Hetimi dhe arrestimi pasuan zbulimin se dy shtetas kinezë kishin hyrë në territorin francez me qëllim mbledhjen e të dhënave satelitore nga rrjeti Starlink dhe transferimin e të dhënave me rëndësi jetike, veçanërisht për ushtrinë, në Kinë.



Po ndodh...

ide