Hallvë xhelatinoze me bajame

31 Janar 2026, 08:07 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Hallvë xhelatinoze me bajame

Hallvë xhelatinoze me bajame

Përbërësit:

1 litër ujë
800 gr sheqer
100 ml vaj luledielli
240 gr niseshte misri
1 majë luge kripë
150 gr bajame të pjekura lehtë

Përgatitja:

Vendosni një tigan anti-ngjitës në zjarr dhe lëreni të nxehet shumë. Në një tas rrihni ujin me sheqerin derisa të përzihen mirë. Shtoni vajin e lulediellit dhe niseshtenë e misrit. Përzieni derisa niseshtja të tretet plotësisht dhe shtoni kripën. Në tigan shtoni pak sheqer për karamel dhe përziejeni me lugë druri. Shtoni gradualisht pjesën tjetër të sheqerit, duke e përzier derisa të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë. Kur karameli të jetë gati, hiqeni nga zjarri dhe hidheni në përzierjen e tasit. Trazojeni mirë dhe transferoni të gjithë masën në tigan mbi zjarr. Gatuajeni për 5–10 minuta, duke e përzier vazhdimisht, derisa karameli të tretet plotësisht. Kur hallva të trashet dhe të marrë konsistencë xhelatinoze, shtoni bajamet e pjekura. Përziejeni vazhdimisht dhe kthejeni masën derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët. Kur hallva të jetë gati, transferojeni në një tavë, shpërndajeni në mënyrë të barabartë, spërkateni me pak sheqer dhe vendoseni në furrë për pak minuta.

Receta nga Zonja Albana/Report Tv

 

Po ndodh...

ide