Nga mbështetja për Ukrainën te armëpushimi, kreu i NATO-s takohet sot me Trump

Kreu i NATO-s është planifikuar të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë sot për të diskutuar luftën në Ukrainë, një ditë pasi udhëheqësi amerikan shtyu bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus.
Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, do të diskutojë mbështetjen e aleancës për Ukrainën, si dhe përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të nxitur një armëpushim, sipas Allison Hart, zëdhënëses së NATO-s.
Të premten e kaluar, Presidenti Volodymyr Zelensky i Ukrainës u takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar raketa me rreze të gjatë veprimi që do t’i mundësonin Ukrainës të godiste më thellë Rusinë. Përpara kësaj, Trump kishte përmendur vazhdimisht mundësinë e shitjes së armëve, raketave Tomahawk, Ukrainës, por zoti Zelensky doli duarbosh.
Përpara takimit të tyre, Trump pati një telefonatë të gjatë me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dhe tha se të dy planifikonin të takoheshin në Budapest për të diskutuar përfundimin e luftës.
Në një përmbysje, Shtëpia e Bardhë tha të martën se zoti Trump nuk kishte plane për t’u takuar me Putin në “të ardhmen e afërt”, pasi zyrtarët rusë e bënë të qartë se Moska nuk kishte ndërmend të bënte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Nuk është e qartë nëse vizita e Rutte në Uashington ishte planifikuar para njoftimit të Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarët e NATO-s nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
