Nuk gëzon dot lirinë, lideri i opozitës venezueliane rrëmbehet sapo lirohet nga burgu

Juan Pablo Guanipa, një figurë kryesore e opozitës venezuelane dhe aleat i María Corina Machado, është rrëmbyer në mbrëmje të dielës nga burra të armatosur, vetëm disa orë pasi ishte liruar nga burgu.
Lajmi është bërë ui ditur nga familjarë të Guanipas.
Machado, udhëheqësja e opozitës dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, deklaroi se Guanipa u mor me forcë në zonën Los Chorros të Caracas-it, rreth mesnatës, nga pesona të armatosur të panjohur. Deri tani nuk dihet vendndodhja e tij apo kush qëndron pas rrëmbimit, dhe autoritetet venezuelane nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin.
Familja e Guanipa-s tha se ai u rrëmbye nga rreth dhjetë burra në veshje civile, dhe kërkon prova të menjëhershme se ai është gjallë.
Guanipa është një prej figurave kryesore të opozitës dhe kritik i regjimit. Ai ishte arrestuar në maj 2025 nën akuza për përfshirje në një grup të quajtur “terrorist”, akuza që ai dhe opozita i kanë mohuar fuqishëm.
Ai u lirua të dielën si pjesë e një serie lirimesh të të burgosurve politikë, të nisura nga autoritetet venezuelane nën presion ndërkombëtar, por rrëmbimi vetëm orë pas lirimit ka tronditur skenën politike në Venezuelë.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
