Paralajmërim urgjent nga Uashingtoni/ Ambasada i kërkon qytetarëve në Irak të largohen menjëherë nga vendi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.
Në një paralajmërim zyrtar, ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen menjëherë nga vendi.
“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në dritën e kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Paralajmërimi vjen në një moment kur Iran ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave amerikane në disa vende të rajonit.
Sipas raportimeve, SHBA u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga shumë vende në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë urdhëruar gjithashtu punonjësit qeveritarë jo-emergjentë dhe familjarët e tyre të largohen nga Oman.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128