“Po luftoni për vendin tuaj”/ Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus: Edi Rama më dërgoi email për të mos votuar një amendament!

29 June 2026, 21:05 / POLITIKË ALFA PRESS
“Po luftoni për vendin tuaj”/ Eurodeputetja gjermane Jutta

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus i është bashkuar protestës e cila po zhvillohet në Tiraën. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kryeministri Rama i kishte dërguar një email për të mos votuar një amendament.

Jutta Paulus tha se natyra shqiptare është shumë e bukur, ndërsa shtoi se ndihet e lumtur kur shikon shqiptarët të luftojnë për natyrën, kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë.

Eurodeputetja gjermane nënvizoi se nëse Shqipëria do bashkohet me BE, qeveria duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar, për të favorizuar miliarderët. Në fund, ajo tha se shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.

Jutta Paulus: Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje.

Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja.

Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu! Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.

Po ndodh...

ide