Me banderola, flamuj dhe thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”/ Uragani i protestuesve nis marshimin
Pas fjalimeve të eurodeputetëve dhe qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë, ka nisur edhe për këtë të hënë marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Prej 30 ditësh qytetarët kanë pushtuar rrugët e Tiranës ku çdo mbrëmjë ata marshojnë nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen dhe Rama në burg Berisha në burg”.
Protesta e sotme ka mbledhur një numër të lartë protestuesish, të cilët kanë dhënë mesazhe të forta.
Ashtu si në ditët e kaluara folësit kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kanë përsëritur thirrjet për hetim nga SPAK-u të aferave.
Ditën e nesërme në orën 10:00 protesta do të zhvillohet edhe para Kuvendit në kohën që do të mbahet seanca plenare, për t’ju treguar deputetëve se nuk i përfaqësojnë.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128