Kualifikim dramatik i Brazilit, Japonia kapitullon në minutën e 5-të shtesë

29 June 2026, 21:17 / SPORT ALFA PRESS
Kualifikim dramatik i Brazilit, Japonia kapitullon në minutën e

Në “NRG Stadium” të Houston-it u luajt ndeshja e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Botërorit mes Brazilit dhe Japonisë, shkruan Syri.net.

Brazili fitoi me mjaft vështirësi 2-1, me përmbysje, ku goli i kualifikimit u realizua në minutën e 5-të shtesë.

Në minutën e 29-të ndodh surpriza, pasi Sano me një gjuajtje jashtë zone ndëshkon Brazilin, duke kaluar Japoninë në avantazh.

Brazili nuk arriti dot të reagojë, madje japonezët andiminstruan rezultatin me një lojë mjaft të mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.

Pjesa e dytë bëhet më emocionuese. Brazili arrin të barazojë rezultatin 1-1 në minutën e 56-të me golin e realizuar me kokë nga Casemiro.

Në fund, kur dukej se takimi po shkonte në shtesë, Martinelli shënon golin e dytë për Brazilin, duke e kualifikuar në 1/8-at.

Po ndodh...

ide