Përfaqësuesja e lartë e BE mesazh të qartë Vuçiç: Duhet të qartësoni drejtimin strategjik
22 Maj 2025, 14:09 / BOTA

Përfaqësuesja e lartë e BE Kaja Kallas ka dhënë një mesazh të qartë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke theksuar nevojën për angazhim të sinqertë dhe reforma të thella në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
“Dua ta shoh Serbinë që ecën përpara drejt BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik,” shkroi Kallas në një postim në platformën X (ish-Tëitter).
Ajo nënvizoi se për të avancuar drejt anëtarësimit në BE, Serbia duhet të punojë për rikthimin e besimit dhe për respektimin e parimeve demokratike.
“Ky proces bëhet më së miri duke rikthyer besimin dhe duke qëndruar të vërtetë ndaj principeve demokratike,” theksoi Kallas.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128