Preç Zogaj: Fitorja e Mamdanit, goditje për trampizmin!

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e socialistit Zohran Mamdani si kryebashkiak i New York, të cilën e ka quajtur një goditje për trampizmin, por deklaroi se nuk tregon ndonjë krizë të kapitalizmit.
"Kapitalizmi është vital, por forma që ka marrë në një periudhë të caktuar… Kapitalizmi ka krijuar epërsi të madhe, zhvilim të madh dhe do të vijojë të krijojë, por format që merr, e tha edhe Biden, në fjalimin e lamtumirës, e njoftoi si një rrezik, që po vjen një autokraci e miliarderëve, u fut fryma e një pakice miliardere. Ky është konteksti në të cilin ndodh ky zhvillim i madh. Është ngjarje që e prodhon liria në Amerikë. E prodhon ajo që e ka krijuar Amerikën. Ky është kandidat i partisë demokrate.
Fillon që nga liberalët deri te Sanders, një i majët klasik. Është parti që ka shumë ngjyra, plurale. Ky nuk qëndron në skaj, është demokrat, që nuk është nga liberalët e së djathtës, por është i majtë, vjen nga familje intelektuale. Ai bashkoi moshën, mesazhin dhe oratorinë. Nga një pikëpamje erdhi në një simetri, me ardhjen e Trump, por me një diferencë të madhe në moshë. Edhe Trump me këto erdhi. Është goditje për trumpizmin, për faktin se Trump u përfshi shumë, Presidenti u përfshi në një fushatë për të delegjitimuar një kandidat të ri.
Nga kjo pikëpamje Trump mori një goditje, pasi është lexuar si mesazh kundër personalizimit të pushtetit", tha Zogaj.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


