Protestat e fermerëve detyrojnë Macron të kundërshtojë marrëveshjen BE–Mercosur

Protesta masive të fermerëve kanë bllokuar disa akse kryesore rrugore në Francë, pasi bujqit kundërshtuan marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Evropian dhe bllokut latin-amerikan Mercosur. Sipas tyre, pakti dëmton interesat e tyre dhe favorizon importet me çmime më të ulëta, duke goditur prodhimin vendas.
Fermerët hynë në Paris me qindra traktorë, ndërsa lëvizja e mjeteve në periferinë e kryeqytetit u paralizua për orë të tëra.
Pas presionit të protestave, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Franca do të votojë kundër marrëveshjes BE–Mercosur në votimin që do të mbahet nga shtetet anëtare të Unionit.
Sipas Macron, vendimi i Francës është i qartë dhe mbështetet në refuzimin unanim të marrëveshjes nga parlamenti francez, pas më shumë se 25 vjet negociatash të stërzgjatura dhe pa përfitime të dukshme për sektorin bujqësor.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
