Publikohet data, ja kur do të zhvillohet vizita e kryeministrit izraelit në SHBA, Netanyahu do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Trump

30 Qershor 2025, 23:41 / BOTA ALFA PRESS

 

Publikohet data, ja kur do të zhvillohet vizita e kryeministrit izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, më 7 korrik, raportoi sot faqja amerikane e lajmeve Axios, duke cituar një zyrtar izraelit.

Njoftimi erdhi një ditë pasi presidenti amerikan bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, e cila ka nisur që prej 20 muajsh, teksa një këshilltar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pritet të shkojë në Shtëpinë e Bardhë për bisedime lidhur me arritjen e një armëpushimi, Iranin dhe mundësinë e përfundimit të marrëveshjeve diplomatike midis Izraelit dhe vendeve të rajonit.

 

Po ndodh...

ide