Debati me Farage për emigrantët, Mërtiri: Rama duket sikur mbron shqiptarët, por problemi është eksportimi i kriminalitetit

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri duke komentuar debatin në në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit konservator britanik, Farage, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nuk është problem se po prishet imazhi i shqiptarëve, por se krimi favorizohet nga qeveria dhe ai eksportohet në vendet e tjera, siç është edhe Britania e Madhe.
“Ky nuk është problem britanik, është problem i shqiptarëve, pse ne eksportojmë kriminalitet, sepse kjo lidhet me krimin këtu brenda dhe me mungesën e perspektivës për shumë të rinj.
Kryeministri shqiptar para se të hyjë në polemikë populiste, Rama po i përgjigjet populizmit të Farage me populizmin e vet.
Rama po sillet sikur mbron shqiptarët, sikur po përleshet me albanofobët britanikë, ndërkohë që në thelb ajo që duhet të na shqetësojë është se a duhet të na shqetësojë ky fenomen. Ky fenomen nuk mund të jetë nëse krimi nuk gjen favorizim këtu në Shqipëri. Kemi rritje të kriminalitetit këtu pa eksportojmë në vendet e tjera dhe kjo nuk ka të bëjë me imazhin e shqiptarëve, sepse shumica nuk shkojnë në Britani për të bërë shtëpia bëri, apo për të vjedhur, por shkojnë për të punuar, për të marrë djersën e tyre. Krimi këtu nuk luftohet nga shteti dhe ky është problemi, thelbi”- tha Mërtiri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





