Rënia e regjimit të Assadit, Biden: Mundësi historike për popullin e Sirisë
8 Dhjetor 2024, 22:08 / BOTA
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se rënia e regjimit të Bashar Al Assad është një akt drejtësie, që po iu jep sirianëve një mundësi historike.
Biden tha se Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk mundën dot që ta shpëtonin regjimin në Damask. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se SHBA do të angazhohet me të gjitha grupet siriane për të ardhmen e shtetit të Sirisë, tashmë që Assad nuk është më në pushtet.
“Më në fund regjimi i Bashar Al Assad ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi qindra e mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është akt themelor drejtësie.
Është një moment i mundësisë historike për popullin e vuajtur të Sirisë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128